Përdoruesit e rrugës që hedhin mbeturina nga mjetet e tyre do të penalizohen.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se pavarësisht apeleve të herëpashershme, sërish janë konstatuar mbeturina të shumta në akset rrugore të vendit dhe sheshpushimet për mjetet.

 

Sipas ARRSH-së, deri tani nga Policia Rrugore dhe Inspektorati për Mbrojtjen e Territorit janë proceduar penalisht 4 persona.

 

ARRSH thekson se në të gjitha akset po punohet nga grupet e mirëmbajtjes për pastrimin e tyre.

 

“Për këdo që do të kapet duke hedhur mbeturina nga mjeti i tyre do të merren masa”, informon ARRSH.