Një tjetër aksident me vdekje është regjistruar në vendin tonë. Mësohet se një automjet Golf me targa AA 045 SJ ka rënë në një kanal, në rrugën e Varrezave në Kavajë.

 

Nga ngjarja raportohet se ka mbetur e vdekur një 30 vjeçare.

 

“Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje”-njofton policia.

 

Më herët gjatë paradites së sotme, në Durrës një person u përplas për vdekje nga një betoniere. Ndërsa mbrëmjen e djeshme, 3 të rinj humbën tragjikisht jetën në Tiranë, pasi ranë nga mbikalimi në Unazën Lindore të kryeqytetit.