Kryetari i grupit të “Rithemelimit” në PD, deputeti Sali Berisha, gjatë punimeve në Kuvend, replikoi me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, sa i takon zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë së Kukësit.

 

Berisha akuzoi Manjën si kriminal elektoral.

 

“Edhe njëherë dua t’i them kriminelit elektoral Manja që sot është në krye të burgjeve: shko dhe zgjidh qelinë. Të garantoj se nuk do të amnistohesh kurrë për krimet e tua të shëmtuara elektorale. Prandaj shko më mirë tani, zgjidhe vetë. Drejtësia vonon, po nuk harron dhe ti do të shkosh aty ku e meriton. Kaq kam, përgjigja ime kjo është! Tani bëji një shkresë SPAK-ut që të arrestojnë Sali Berishën. Mos harro!”, tha Berisha.

 

“Është një kriminel i mirëfilltë elektoral.Ngrihet këtu dhe bën propagandë elektorale njëlloj sikur të ishte Shukriu apo Safeti. Por, ka dosjen e vet!”, deklaroi Berisha.