Pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në veri të Kosovës, ku një polic mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën, pritet të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës.

 

 

Mbledhja e Këshillit pritet që të nis për pak minuta.

 

 

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se rreth orës 02:34 njësitet për reagim të shpejtë e kanë vërejtur se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy kamionë (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi ajo është bllokuar.