Votimi në bashkinë e Kukësit vijon pa probleme, ndërsa Sahit Doci Kryetar i KZAZ-së në QV ‘Lidhja e Prizrenit’ thotë se ka pasur vetëm probleme të vogla sa i takon vënies në funksion të aparaturave të identifikimit elektronik, por asnjë problem shqetësues.

 

“Procesi i votimit ka nisur mbarë në të gjitha qendrat e votimit në shkallë rrethi. Fillimet kanë qenë të mbara, kemi pas probleme të vogla sa i përket vënies në funksion të aparaturave, por nuk kemi probleme shqetësuese. Deri në këto momente nuk kemi shqetësime pranë komisioneve, do bëhet vetëm një zëvendësim në komunën Bicaj. Ka vijuar procesi i votimit, se shumica është. Nëse mungon energjia elektrike për momentin, votohet manualisht, duke regjistruar emrin, mbiemrin dhe kartën e identitetit pranë qendrës së votimit”, tha ai.