Ka nisur këtë të hënë viti i ri akademik,  ndërsa rreth 19 mijë studentë pritet të ulen për herë të parë në auditorët e universiteteve publike dhe private të vendit.

 

Për sa i përket programeve të studimit që kanë numrin më të lartë të studentëve të regjistruar në vit të parë, mbeten degët e shëndetësisë dhe sidomos dega e infermierisë e cila ofrohet në disa universitete, dhe thith një përqindje të madhe të numrit të maturantëve.

 

Në këtë vit akademik, impakt ka patur në degët e bujqësisë ku dhe është shënuar një rritje të numrit të studentëve.

 

Ndërkohë që në degët që të çojnë në mësuesi numri i regjistrimeve të studentëve mbetet i ulët, madje në degë si Kimi, Fizikë dhe Matematikë, regjistrimet janë në nivele minimale.

 

Kujtojmë se këtë vit, nis aplikimi i masës së vendosur nga qeveria për 400 studentët e Mjekësisë së Përgjithshme, të cilët e kanë tashmë të detyruar qëndrimin dhe punën në atdhe 5 vjet pas studimeve.

 

Nëse ata nuk pranojnë do të duhet të paguajnë tarifën e plotë të shkollimit.