Policia vendore e Elbasanit ka arrestuar 3 persona, për dhunë në familje. Ngjarjet në fjalë janë regjistruar në Gramsh, Elbasan dhe Librazhd.

 

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Z. D., 40 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me sende të forta vëllanë e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit O. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Mollas dhe S. S., 56 vjeç, banues në Shushicë (bashkëshorti dhe babai i një 23-vjeçareje), pasi kanë ushtruar dhunë ndaj 23-vjeçares, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 55 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij, shtetasit G. N. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.