Të tjera detaje janë zbardhur nga zjarrëvënia në një lokal në Tiranë.
Mësohet se është Reidi Balla, personi që porositi zjarrvënien në lokalin “Gjin Bue Shpata”, duke paguar një person tjetër për 200 mijë lekë të vjetra.
Balla rezulton të jetë një emër i njohur për policinë. Në vitin 2021, atij i është bërë atentat në makinë, në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit.
Në deklarimin që dha pas ngjarjes përpara oficerëve të policisë, ai u shpreh se kishte ndaluar makinën dhe po shikonte celularin kur dikush iu afrua dhe e qëlloi me armë në këmbë.
“Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar”, tha ai.