Presidenti francez, Emmanuel Macron, në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama, është shprehur se 600 mln euro mbështetje do të hidhen deri në vitin 2027 për projekte për Shqipërinë. Macron tha se mbështetja do shkojë për prioritetet që do vendosë qeveria.
“210 mln euro janë hedhur për 4 projekte dhe më shumë se 600 mln euro do hidhen deri në vitin 2027 për projekte të reja sipas prioriteteve tuaja. Axhenda dypalëshe po shtohet dhe vullneti ynë është për një marrëveshje që do ta strukturojë këtë marrëdhënie. Gëzohem për atë që kemi ndërtuar këto vite bashkë në luftën kundër kriminalitetit dhe trafikut. Kanë qenë efikase në këtë fushë”, tha Macron.