Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha udhëton drejt SHBA për të marrë pjesë në një sesion të veçantë në OKB për Ukrainën.
Basha shprehet se aty do të prezantojë Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila pak ditë më parë mori dhe miratimin përfundimtar në Komitetin për Çështjet Ligjore të Këshillit të Europës.
“Jam i lumtur që m’u dha mundësia që edhe Shqipëria të japë një kontribut të rëndësishëm për krijimin e mekanizmit përmes të cilit Rusia sot dhe çdo agresor i mundshëm në të ardhmen, të mbahet përgjegjës edhe financiarisht për krimet dhe dëmet e shkaktuara”, theksoi Basha.
“Uroj që ky kontribut edhe në emër të Shqipërisë të vendosë standardet për të sotmen dhe të ardhmen, duke i shërbyer paqes dhe sigurisë në botë”, nënvizoi Basha./ata