Në orët e para të mëngjesit të së enjtes një sasi tritoli ka shpërthyer në pjesën e jashtme të garazhit të një 52-vjeçari në Shkodër.

 

Dëmet janë vetëm materiale, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

 

Njoftimi i plotë:

 

- Advertisement -

 

Në lagjen ‘’10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’’, në orët e para të mëngjesit, në  pjesën e jashtme të  garazhit(te dera), në pronësi  të shtetasit A. U., 52 vjeç,  dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.