Gjashtë aeroporte u evakuuan mëngjesin e së mërkurës në Francë, pas kërcënimeve për sulme të marra me e-mail, njoftoi një burim policor për agjencinë e lajmeve France-Presse.

 

Aeroportet e evakuara janë Lille, Lyon (Bron), Nantes, Nice, Toulouse, Beauvais, bëhet me dije në platformën “X”.

 

Sipas komunikimit të aeroportit të Nices, “ka pasur një alarm për një pako të dyshimtë, që kërkonte vendosjen e një perimetri sigurie, por gjithçka është kthyer në normalitet”.

 

Nga ana e tjetër, një zëdhënës i Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil (DGAC) konfirmoi ” kërcënimet me bombë ” dhe ” evakuimet nga terminalet ” në katër aeroporte Lille, Lyon, Toulouse dhe Beauvais (në veri të Parisit), por pa qenë në gjendje për të dhënë detaje të mëtejshme.

 

Ditët e fundit, disa kërcënime me bombë kanë prekur shkollat, por edhe Muzeun e Luvrit dhe Château de Versailles.