Një vjedhje e mbetur në tentativë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Mërqi të Lezhës.

 

Policia njofton se ka qenë ora 10:00 kur 52-vjeçari me iniciale P.N. ka gjetur në banesën e tij 2 persona që dyshohet se kishin hyrë për të vjedhur, të cilët sapo kanë parë atë kanë tentuar të largohen.

 

Gjatë largimit, kanë goditur me grusht 52-vjeçarin dhe nuk kanë mundur që të vjedhin asgjë.

 

“Rreth orës 10:00, shtetasi P. N., 52 vjeç, ka njoftuar se kur është kthyer në banesën e tij, në fshatin Mërqi, pasi ka qenë me bagëti, ka gjetur në banesën e tij, 2 shtetas që dyshon se kishin hyrë për të vjedhur. Sapo kanë parë shtetasin P. N., 2 shtetasit kanë tentuar të largohen. Gjatë largimit kanë goditur me grusht, shtetasin P. N. dhe nuk kanë mundur të vjedhin asgjë.

 

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, njofton policia