Ish-deputeti Mark Frroku i arrestuar pas konfliktit për pronat në Kepin e Rodonit, ka dalë sot para gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë. Frroku është shfaqur me pranga në duar teksa hyn në ambientet e gjykatës.

 

Ish-deputeti dhe shtetasit Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri u arrestuan për “Kanosje”, “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

 

Kujtojmë se në konflikt janë përfshirë disa persona që pretendojnë se janë përfaqësues të Kishës Katolike, me banorët e zonës, të fshatit Shetaj, mes tyre edhe ish-deputeti i PS Mark Frroku dhe të afërm të tij

 

Prokuroria ka kërkuar ‘detyrim paraqitje’ për Mark Frrokun dhe 7 të tjerë.