Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se, anijet e NATO-s, SNMCMG2 do të jenë në një vizitë portuale në Durrës.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi publikon video të anijeve të NATO-s që, përveç stërvitjeve dhe trajnimeve të ndryshme me Forcat Detare, do të zhvillojnë operacione për kërkimin dhe gjetjen e minave historike.

 

“Nga data 22-27 shkurt 2023 anijet e NATO-s SNMCMG2 do jenë në një vizitë portuale në Durrës. Qëllimi i vizitës është bashkëpunimi me Forcën Detare në trajnime dhe stërvitje të ndryshme. Gjithashtu me anijet e SNMCMG2 gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen dhe operacione për kërkimin dhe gjetjen e minave historike në bashkëpunim me Qendrën e Zhytjes tonë”, shkruan Peleshi.