Punimet për rikonstruksionin tërësor të Qendrës Kulturore për Fëmijë në Durrës janë drejt përfundimit.
Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako ndau sot foto nga mjediset e rikonstruktuara të kësaj qendre e cila do të hapë dyert në janar.
Sako bëri të ditur se kjo do të jetë një hapësirë multifunksionale që do t’i shërbejë edhe më mirë nxitjes së aktiviteteve kulturore dhe argëtuese për fëmijët e Durrësit.
“QKF tashmë ka ambiente me standarde bashkëkohore ku rreth 1 mijë fëmijë do të frekuentojnë sektorin e artit, sportit dhe shkencës”, tha ajo./atsh