Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin mori pjesë sot në “Tryezën për Integritetin”, ku morën pjesë edhe përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe biznesit.

Pirdeni theksoi se, në këtë takim u diskutua mbi masat që parashikohen të ndërmarren në kuadër të luftës kundër korrupsionit.

“Ky diskutim i ka hapur rrugën krijimit të një ekipi të përbashkët që do të mblidhet periodikisht për të ndjekur me rigorozitet të gjitha zotimet në kuadër të rritjes së integritetit në sektorin publik dhe privat”, nënvizoi Pirdeni.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e Projektit CSDA të UNDP-së (“Konsolidimi i shërbimeve publike me në qendër qytetarin në Shqipëri”), me Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim (ADC) si kontribues kryesor, në vijim të mbështetjes për forcimin e integritetit në administratën publike./ata