Gjys

ma e studentëve të mjeksisë veterinare që diplomohen çdo vit braktisin Shqipërinë për të punuar në vende të huaja. Shqetësimi u ngrit nga presidenti i  Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli, i cili tha se me këto tendenca nuk do plotësohen nevojat ndërsa më problematike janë mungesat e veterinerve në zonat rurale.

“Shqipëria, po përballet me një mungesë të veterinerve në tërësi. Ka sjellë herë pas here vështirësi për plotësimin e struktuarave veterinare. Kjo pasi shërbimi veterinar, nuk hyn tek profesionet më të vlerësuara. Kjo ka bërë që veterinerët të shohin arritjet e tyre në vende të huaja. Ka një mesatare që rreth 30 veteriner çdo vit largohen në një nga vendet e bashkimit evropian për tu punësuar. Në fakt, niveli i pagave në atë shtetëror, por edhe në privat. Mjeku veterinar nuk duhet që të përballoje shpenzimet familjare por edhe kualifikimet. Mesatarisht Fakulteti i mjekssë veterinare diplomon në vit rreth 60 mejkë veteriner. Sipas një studimi të federatës Europiane të Veterinarisë, ku edhe Shqipëria bën pjesë në këtë raport, është që trendi se veterinerët e zonave rruale të jetë i paktë në numër dhe shërbimi të jetë i munguar. Është një alarm për të marr mas”, tha presidenti i  Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli.

Për të mbajtur këtë kategori në Shqipëri, Resuli rekomandon stimulimin e të rinjve përmes rritjes së pagave apo bonuseve për vështirësi në punë.

“Për sa i përket veterinerve shtetërore, shohim një mungesë të bazës mbështetëse në punën e tyre veterinare e cila na ka dhënë në statistike edhe raste të kontaminimit me sëmundje të ndryshme. Puna e mjekut veterinar nuk është vetëm pagesa, por edhe baza mbështetëse, apo orët e zgjatura që për të plotësuar misionin që i ka dhënë ligji, duhet të përballen me një sërë masash mbështetëse. Siç është edhe përballja me sëmundjet apo kontamimi nga to. Flasim për doreza, çizme, veshje njëpërdorimshme, syzet, dezinfektantët.”, u shpreh Resuli

Nevoja për mbulimin e të gjithë territorit është të paktën 2000 veterinerë aktivë, aktualisht në vendin tonë numërohen në total 1120 mjekë veterinerë, pagat e së cilëve në shërbimin shtetëror variojnë nga 60 mijë lekë deri në 78 mijë lekë  në muaj.