Në Seman të Fierit, ka nisur puna për pastrimin e kanalit kryesor kullues “Apendicja e Re”, me gjatësi 6.3 km.
Ministrja e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, ndau pamje nga punimet që po kryhen për rehabilitimin e kanalit kullues “Apendicja e Re”, që siguron kullimin e 2500 hektarëve tokë bujqësore.
“Punimet që vijojnë për rehabilitimin e kanalit kullues “Apendicja e Re”, që siguron kullimin e 2500 hektarëve tokë bujqësore në fushat e Seman, Seman të Ri, Hamil, Hoxharë të Vjetër, Topojë dhe Grykë”, shkroi Denaj.
“Me një gjatësi prej 6,3 km, aktualisht është realizuar rehabilitimi i 2,7 km me një volum afërsisht 15 m³/ml dhe vijojnë punimet për rehabilitimin e pjesës tjetër të kanalit kullues”, tha Denaj./ata