Ushtria izraelite ka vrarë të paktën 18 palestinezë në sulmin që ka kryer ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, ushtria izraelite ka vazhduar bombardimet në zona të ndryshme të Rripit të Gazës.

Të paktën 18 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimit nga avionët luftarakë izraelitë, ndaj një shtëpie në lindje të kampit të refugjatëve Nuseirat i cili ndodhet në pjesën qendrore të Gazës.

Ushtria izraelite shënjestroi dhe shkatërroi një kompleks për pastrimin e ujit në rrugën e vjetër të Gazës në qytetin Jabalia në veri të Gazës.

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se bombardime intensive të ushtrisë izraelite ka pasur edhe para spitalit "Al-Amal" që i përket Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Khan Younis në jug të Gazës.

Në Khan Younis në jug të Gazës ushtria izraelite bombardoi një shtëpi në lagjen Al-Amal./aa