“Turi i Kullave” është një potencial i jashtëzakonshëm në qarkun e Dibrës e me gjerë, ndërsa ka filluar puna për identifikimin në terren dhe lidhjen mes aktorëve publikë dhe privatë të domosdoshëm për zhvillimin e tij.

Ky projekt është një prej tre produkteve turistike të modelit pilot “Turet Agroturistike”, zhvilluar nga GIZ Albania.

Përmes peizazheve piktoreske të Shqipërisë, ai premton një eksplorim gjithëpërfshirës të trashëgimisë kulturore qe kullat mbartin dhe lidhjen e tyre me rrjetin e agroturizmeve.

Të pranishëm në eventin e organizuar me këtë rast ishte e pranishme zv. ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Almira Xhembulla, përfaqësues të institucioneve vendore, anëtarë të Shoqatës Agroturizmit, sipërmarrës të bujtinave, banorë të kullave, artizanë, guida lokale që operojnë në rajonet Mat, Klos, Mirditë, Dibër dhe Kukës, të cilët diskutuan mbi historinë, rëndësinë kulturore, investimet për ruajtjen e kullave të Shqipërisë, si dhe praktikat e qëndrueshme të turizmit rural.

“Së bashku, do të punojmë për zgjerimin e këtij projekti transformues, si dhe të promovojmë këtë përvojë unike tek operatorët kombëtarë ashtu edhe ata ndërkombëtarë”, tha Xhembulla./ata