Pas tensioneve të regjistruara në seancën plenare të ditës së djeshme, mësohet se Partia Socialiste do të kërkojë përjashtimin nga Kuvendi për një periudhë 10 ditore të katër deputetëve të Partisë Demokratike.

 

Bëhet fjalë kreun e PD, Sali Berisha dhe deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçin, dhe Edi Paloka.

 

Seanca plenare e ditës së djeshme u ndërpre pas përplasjeve, akuzave por edhe të bilbilave dhe bllokimit të foltores nga deputetët e PD.

 

Sakaq, jashtë dyerve të parlamentit opozita kishte thirrur një protestë për çështjen “McGonigal” . Edhe protesta u shoqërua me incidente ku protestues hodhën shashka e tymuese në drejtim të policisë.