Ka nisur votimi për "Fotografitë e Vitit" me foto të shkrepura nga fotoreporterët e Anadolus nga ngjarjet që shënuan vitin 2023.
Në votim do të bëhet përzgjedhje midis 147 fotografive më mbresëlënëse të fotoreporterëve dhe reporterëve të Anadolus në tema të ndryshme nga Türkiye dhe bota, e që përdoren shpesh në media të shquara ndërkombëtare.
Në "Fotografitë e vitit" tashmë tradicionale, janë shtuar edhe dy kategori enkas për këtë vit, me temat "Tërmet: Shpresë" dhe "Gaza: Dëshmi".
Në kategorinë speciale të këtij viti "Tërmet: Shpresë", bëjnë pjesë 22 fotografi që fokusohen në historitë e shpresën pas tërmeteve të 6 shkurtit me epiqendër në Kahramanmaraş të Türkiyes.
Ndërkaq, 25 fotografi janë listuar në kategorinë "Gaza: Dëshmi", të cilat u regjistruan në histori duke u pranuar si provë për sulmet e Izraelit që përbëjnë "krime lufte".
Në kategoritë kryesore "Mjedis dhe Jetë" gjenden 45 fotografi, në kategorinë "Lajm" 30 fotografi dhe në kategorinë "Sport" 25 fotografi.
Fotografitë u përzgjodhën nga editorët e fotografive të Anadolus nga më shumë se 1 milion foto të publikuara nga katër anët e botës, ndërsa mund të shihen me titra turqisht dhe anglisht.
Pjesëmarrësit do të mund të votojnë për aq foto sa duan.
E zhvilluar për herë të parë në vitin 2012, në votimin për "Fotografitë e Vitit" çdo vit votojnë figura të larta politike, përfshirë presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, burokratë, sportistë dhe artistë.
Votimi për "Fotografitë e Vitit", ku vitin e kaluar morën pjesë 416.746 persona, do të vazhdojë deri më 31 janar 2024, në faqen e internetit "yilinkareleri.aa.com.tr"./aa