aponia të mërkurën nisi hetimet për përplasjen e dy avionëve që rezultoi me vdekjen e të paktën 5 anëtarëve të ekuipazhit.
Anëtarët e Bordit të Sigurisë së Transportit të Japonisë dhe policia vizituan vendin e përplasjes në aeroportin Haneda në kryeqytetin Tokio, raportoi "Kyodo News".
Përplasja mes një avioni të "Japan Airlines" dhe një avioni të Rojës Bregdetare të Japonisë ndodhi rreth orës 17:49 sipas kohës lokale të martën. Kutia e zezë e avionit të Rojes bregdetare është gjetur ndërsa ajo e avionit të "Japan Airlines" ende nuk është gjetur.
Pesë nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit të avionit të Rojes bregdetare humbën jetën ndërsa 379 pasagjerë, përfshirë ekuipazhin e avionit të "Japan Airlines", arritën të evakuohen për mrekulli.
Avioni i Rojes bregdetare po transportonte materiale ndihme për njerëzit e goditur nga tërmeti në provincën Niigata pasi Japonia u godit nga tërmete me magnitudë deri në 7.6 ballë të hënën, epiqendra e të cilave ishte në Gadishullin Noto dhe zonat përreth në bregdetin e Japonisë. Të paktën 64 persona kanë humbur jetën në provincën Ishikawa për shkak të lëkundjeve.
Përplasja e avionit shkaktoi mbylljen e të 4 pistave, tre prej të cilave u rihapën të martën vonë. Megjithatë, dhjetëra fluturime u anuluan.
Autoriteteve iu deshën më shumë se 8 orë për të vënë nën kontroll flakët në avionin e "Japan Airlines", të prodhuar nga Airbus SAS me motorë të Rolls-Royce-it britanik, të cilët u dorëzuan në nëntor 2021./aa