Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, me urimet e dyanshme për Vitin e Ri 2024, takimin e parë për këtë vit, kryeministri Kurti dhe ambasadori Angılı e filluan duke reflektuar mbi bashkëpunimin përgjatë vitit 2023, sidomos në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe ekonomisë.

Ata gjithashtu në takim vazhduan bisedat për planet dhe synimet e partneritetit ndërmjet dy shteteve për vitin 2024.

Ambasadori Angılı e uroi kryeministrin Kurti dhe popullin e Kosovës për liberalizimin e vizave që hyri në fuqi me 1 janar 2024.

Kryeministri Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Türkiyes ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, dhe gatishmërinë e vullnetin për thellim dhe zgjerim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Türkiye./aa