Gomat e këtij mjeti janë jashtë standarteve të lejuara për qarkullim. Thellësia e lules së saj është nën 1.6mm.

 

Përmes aparaturave të posaçme, Policia Rrugore e Tiranës për herë të parë ka nisur kontrollet për gjendjen e gomave.

 

“Kemi pasur shumë raste që janë konstatuar mjetet në shkelje, sepse nuk ka qenë ky informacion më përpara. Thellësia e luleve të gomave për mjetet duhet të jetë 1,6 mm, për rimorkiot 1 mm dhe për motomjetet 0.5 mm”, thotë specialistja e qarkullimit rrugor Olta Lami.

 

Kontrolle të tilla po bëhen për të evituar aksidentet rrugore. Pas thuajse një jave që nga nisja e këtij aksioni, rezulton se gomat e mjeteve të mëdha janë më problematike.

 

Për këto shkelje parashikohen gjoba.

 

“Për evidentimin e çdo rasti ku nuk plotësohen kërkesat teknike dhe funksionale të gomave për qarkullim merret një masë administrative nga 5 mijë deri në 5 mijë lek”.

 

Kontrollet janë fokusuar fillimisht në segmentet interurbane të Tiranës./ Tv Klan