Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un e përshkroi Korenë e Jugut si "armikun kryesor" dhe deklaroi se ata nuk kanë ndërmend të ikin nga lufta me këtë vend.

Sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), Kim më 8-9 janar vizitoi dhe inspektoi fabrikat e rëndësishme të municioneve në vend.

Në fjalimet e tij gjatë këtyre vizitave, Kim e përshkroi Korenë e Jugut si "armikun kryesor" dhe theksoi se "rritja e aftësive ushtarake për vetëmbrojtje dhe pengesave bërthamore" duhet të kenë prioritet në marrëdhëniet me këtë vend.

Ai tha nuk do të fillojë "luftë të njëanshme" kundër Koresë së Jugut, por se "nuk ka ndërmend të ikë nga lufta".

"Nëse Koreja e Jugut përpiqet të përdorë forcat e saj të armatosura kundër Koresë së Veriut ose kërcënon sovranitetin dhe sigurinë e saj, ne do të mobilizojmë të gjitha mjetet tona dhe do të luftojmë kundër Koresë së Jugut dhe nuk do të hezitojmë ta eliminojmë atë", tha lideri verikorean.

Duke shprehur kënaqësinë e tij për fabrikat që prodhojnë armë dhe pajisje të reja, Kim udhëzoi se ato duhet të punojnë më shumë për të përmirësuar gatishmërinë luftarake të vendit./aa