Forcimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Marokut në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm ishte në fokus të takimit të zhvilluar të premten mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe ambasadorit të Mbretërisë së Marokut Youssef Balla.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla dha detaje mbi takimin e zhvilluar në Tiranë me diplomatin maroken.
“Mirëprita ambasadorin e Mbretërisë së Marokut Youssef Balla, me të cilin diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve tona në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm apo terrorizmit”, thekson Balla.
“Pak ditë më parë realizuam ekstradimin e një personi të shumëkërkuar nga Maroku, edhe pse me Mbretërinë e Marokut nuk e kishim një marrëveshje ekstradimi, duke na ka krijuar tashmë eksperiencën por edhe besimin të vijojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera”, përfundon Balla./ata