Në kuadër të Ditës së Arbëreshëve dhe Samitit të III-të të Diasporës mbajtur në nëntor në Tiranë, 22 nëntori si Dita e Alfabetit u shpall festë kombëtare nga qeveria shqiptare.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar prioritete për vitin 2024 për Diasporën Shqiptare.

MEPJ thekson se Dita Arbëreshe dhe Samiti III i Diasporës mblodhi në Tiranë bashkatdhetarët nga e gjithë bota ku u diskutua mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike e kulturore të vendit.

“Objektivi ynë kryesor për këtë vit, është konsolidimi i bashkëpunimit me diasporën dhe faktorin shqiptar në rajon. Një bashkëpunim që do të krijojë sinergji të reja në fushën e ekonomisë, shkencës, arsimit e diplomacisë”, deklaron MEPJ.

“Diaspora si faktor promovues i imazhit dhe interesave të shqiptarëve; roli i Diasporës në politikbërje, jo thjeshtë në remitanca; tërheqja e “trurit” të diasporës në vendin amë si dhe promovimi i gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporës”, janë disa nga prioritete e MEPJ-së për vitin 2024 për diasporën./ata