Një pjesë e ekipit shqiptar që mori pjesë në kërkimet në Turqi nga tërmeti tragjik është kthyer në Shqipëri. Lajmi është ndarë nga Konsullata shqiptare në Stamboll, e cila shkruan se mbaruan misionin dhe ka pasur një falënderim për të gjithë pjesëtarët për ndihmën që kanë dhënë në kërkimet në Turqi.

Niset për në Shqipëri një pjesë e grupit të cilët përfunduan misionin e tyre në Malatya. Falenderime në ceremoninë e përcjelljes nga Zyra e Presidencës Turke, Zyra e Ministrisë së Jashtme dhe Zyra e Guvernatorit të Stambollit.

Falenderime nga zemra për kontributin:

Sarah Hadëri, Marjola Qatipi, Tom Perkeqi, Mustafa Ahmetaj, Drini Mullai, Zyhdi Tarja, Armando Doce, Nebi Mucaj, Taner Akdamar, Bujar Rapo,Shkëlzen Shatri, Mirsad Basha”, shkruan Konsullata e Stambollit.