Forcat turke të sigurisë “neutralizuan” shtatë terroristë të tjerë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqise.
Terroristët u shënjestruan teksa planifikonin një sulm ndaj ushtarëve turq, tha ministria në një deklaratë.
Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Pas vrasjes së nëntë ushtarëve turq të premten në një sulm terrorist në Irakun verior, forcat e sigurisë filluan të godasin terroristët e PKK-së.
Terroristët e PKK-së shpesh fshihen në Irakun verior për të komplotuar sulme ndërkufitare kundër Turqise. Grupi ka gjithashtu një degë siriane, të njohur si YPG.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqise, PKK-ja – e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja./aa