Dinari ka vënë në sprovë marrëdhëniet Kosovë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Amerika mbetet partneri më i rëndësishëm për raportet tregtare me Kosovën, njofton KosovaPress.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përveçse janë aleat strategjik i Kosovës, janë edhe partneri kryesor për eksport të mallrave të Kosovës në tregjet amerikane.
Në janar të këtij viti, vlera e mallrave të eksportuara me vendet e botës arritën në 20.1 milionë euro, ose 33.4 për qind.
Eksportet e mallrave me këto shtete kanë një shifër simbolike, mirëpo siç bën të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës, partnerë më të rëndësishëm me vendet e botës për eksport ishin SHBA me 14.6 për qind dhe Zvicra me 9.3 për qind në muajin janar 2024.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë se eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 18.4 milionë euro, ose rreth 30.5 % e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 6.9 %.
“Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (8,8%), Italia (4.7%), Holanda (3.1%), etj.”, bën të ditur ASK.
Ndërsa, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 164,4 milionë euro, ose 43.3% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10.1%.
“Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12.8%), Greqia (7.2%), Italia (3.7%), etj.”./ata