Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka vrarë më shumë se 60 mercenarë, kryesisht francezë, në qytetin ukrainas të Kharkivit.
Ministria tha se më 16 janar, forcat e armatosura ruse realizuan një sulm me armë të precizionit të lartë në një pikë të përkohshme dislokimi në Kharkiv, ku ishin vendosur luftëtarë të huaj, kryesisht mercenarë francezë.
Ajo tha se ndërtesa ku ishin vendosur mercenarët u shkatërrua në sulm.
“Më shumë se 60 luftëtarë u vranë dhe më shumë se 20 u dërguan në objekte mjekësore”, shtoi ministria./aa