“Hora Vertikale”, e projektuar nga kompania “OODA Architects” me qendër në Porto, qyteti i dytë më i madh në Portugali pas Lisbos, është një ndërtim i ri rezidencial në Tiranë, sipas një artikulli të botuar në revistën amerikane të arkitekturës dhe dizajnit “Parametric Architecture” (PA).
Projekti përmban ndërtesa të organizuara në një vendbanim vertikal, të frymëzuara nga fjala e lashtë shqipe për fshatin, “Hora”.
Projekti përfshin gjithashtu një park të gjallë dhe pajisje të ndryshme për banorët dhe vizitorët.
“Hora Vertikale” e vendosur në një qytet të madh, synon të krijojë një lidhje të fortë me komunitetin lokal përreth.
Ndërtuesit i kanë dhënë rëndësinë e duhur qëndrueshmërisë duke përdorur materiale me burim lokal nga Shqipëria për të minimizuar gjurmët e karbonit të projektit dhe për të mbështetur ekonominë lokale./ata