Kryetari i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori Silvio Gonzato, në takimin me ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, u shpreh se “përshpejtimi i reformave të lidhura me BE-në nga Shqipëria duhet të jetë fokusi ynë i përbashkët pas procesit të suksesshëm të shqyrtimit analitik të legjislacionit”.
 
“Nuk ka kohë për të humbur. Për këtë ne kemi nevojë për lidership të fortë politik, një administratë publike solide dhe një angazhim proaktiv me të gjithë aktorët”, u shpreh ambasadori Gonzato.
 
Ambasadori i BE-së siguroi se “Evropa është këtu për të ndihmuar Shqipërinë t’ia dalë me sukses kësaj sfide”./ata