Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka zhvilluar sot një takim kortezie dhe pune me Giulia Re, Drejtuesen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Manja thekson se në takim u diskutua mbi të gjitha për projektet e përbashkëta për KiE, për efikasitetin në sistemin e drejtësisë.

“Takim kortezie dhe pune me znj. Giulia Re, Drejtuesen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri!”, shkruan Manja.

“Projektet tona me KiE-në mbështesin eficencën e sistemit të drejtësisë, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, çështjen e pronave dhe trajtimin dinjitoz të të dënuarve në institucionet tona të ekzekutimit të vendimeve penale”, vijon Manja.

“Me znj. Giulia Re dhe ekipin e saj të KiE-së në Tiranë do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer në fushat e mësipërme!”, përfundon Manja./ata