Udhëtimi i parë hapësinor i Türkiyes “do të jetë një moment historik për punën që po bëjmë në Atdheun Hapësinor dhe do të kryejmë në të ardhmen”, tha sot drejtori Komunikimeve i Presidencës turke.

“Ne krenohemi që përjetojmë historinë e mbushur me përpjekje të Shekullit të Türkiyes që arrin në hapësirë, duke realizuar një ëndërr tjetër që është parashikuar prej vitesh të realizohet”, tha Fahrettin Altun në “X” në lidhje me misionin historik, i cili do të niset nga shteti amerikan i Floridës brenda disa orësh.

“Türkiye është dëshmitare e një momenti historik”, shtoi ai.

Në lidhje me nisjen e pilotit të Forcave Ajrore Turke në hapësirë në mision, Altun tha: “I shpreh urimet e mia më të mira për sukses astronautit të parë të vendit tonë, Alper Gezeravcı, i cili ka ndërmarrë këtë mision të paçmuar në fushën e shkencës dhe eksplorimit të hapësirës”.

“Ky udhëtim, i koordinuar nën udhëheqjen e presidentit tonë, Recep Tayyip ErdoÄŸan, dhe në bashkëpunim me Ministrinë tonë të Industrisë dhe Teknologjisë dhe Presidencën e Agjencisë Turke të Hapësirës, ka një rëndësi të madhe në fushën e shkencës dhe eksplorimit të hapësirës”, shtoi ai.

Më herët sot, firma private e eksplorimit të hapësirës “SpaceX” tha në “X”: “Të gjitha sistemet duken mirë për lëshimin e sotëm të Ax-3. Nisja është synuar për orën 4:49 pasdite ET (2149GMT) dhe moti është 80 për qind i favorshëm për ngritjen. Koha e ngritjes në Türkiye është e premte, ora 00:49”./aa