Forcat turke të sigurisë kapën gjithsej 42 të dyshuar të cilët kërkoheshin me fletarrest të kuq të Interpolit në 12 vende, njoftoi sot ministri i Brendshëm i vendit.
Ali Yerlikaya tha në "X" se të dyshuarit u kapën si rezultat i bastisjeve të njëkohshme në kuadër të "Operacionit Kafazi-31" të zhvilluar në 13 provinca.
Operacioni u krye nën koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Inteligjencës së Sigurisë, Drejtorinë Kundër Kontrabandës dhe Krimit të Organizuar dhe Departamentin e Interpol-Europolit, tha ai.
Të dyshuarit kërkoheshin nga 12 vende, duke përfshirë Gjermaninë, Azerbajxhanin, Bosnje e Hercegovinën, Iranin, Suedinë, Finlandën, Kazakistanin, Kirgistanin, Egjiptin, Rusinë, Turkmenistanin dhe Uzbekistanin, shtoi ai.
Duke theksuar se operacioni vazhdon, ai tha se të dyshuarit ishin anëtarë të një grupi të krimit të organizuar, të angazhuar në tregti të paligjshme armësh, trafik droge, vrasje me paramendim, kontrabandë emigrantësh, mashtrim të kualifikuar dhe financiar, grabitje dhe vjedhje, falsifikim dokumentesh zyrtare dhe evazion fiskal.
Yerlikaya shtoi se gjithsej 114 persona të kërkuar me fletarrest të kuq janë kapur në Operacionin Kafazi që nga fillimi i këtij viti./aa