Sot përkujtohet 104 vjetori i Kongresit të Lushnjes.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh se, kjo është ngjarja më e madhe politike pas Shpalljes së Pavarësisë, në historinë e shtetit shqiptar.
Balla theksoi se vendimet e Kongresit të Lushnjes shpëtuan Shqipërinë tonë nga copëtimi i mëtejshëm.
“Ky Kongres vendosi themelet e organizimit kushtetues dhe i dha udhë jetës politike, demokratike dhe parlamentare me disa gjetje të veçanta, të cilat ishin të diktuara nga konteksti i vështirë historik”, nënvizoi Balla./ata