Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murriz, e cila ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, njoftoi sot Policia e Shtetit.

Gjithashtu dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë;  Bulqizë – Klos- Ulëz,  janë të hapura, bëri të ditur Policia e Shtetit.

Në aksin rrugor Peshkopi- Kala e Dodës – Kukës, lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.

Firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve rrugore po vijojnë në hedhjen e kriprës dhe pastrimin e rrugës nga akulli.

Policia e Dibrës është e gjitha në gadishmëri të plotë me patrulla të shpërndara në çdo aks rrugor, dhe i’u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë,  të tregojnë kujdes maksimal pasi ka prezencë akulli në rrugë,   të përdorin gomat  dimërore dhe në rast emergjence të kenë me vete mjetet antirrëshqitëse.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që në raste emergjence mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e Policisë./ata