Në rrethinat e Tiranës do të ndërtohet Parku i ri i Artit.

Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri mjeshtrin e madh të arkitekturës bashkëkohore, Kengo Kuma.

Rama dhe Kuma biseduan për projektin e Parkut të ri të Artit në rrethinat e Tiranës.

Në këtë projekt do të krijohet një hapësirë e bukur për artistët, artdashësit e fëmijët dhe një destinacion i ri për turistët.

“Me mjeshtrin e madh të arkitekturës bashkëkohore, Kengo Kuma, për projektin e Parkut të ri të Artit në rrethinat e Tiranës, ku do të krijohet një hapësirë e bukur për artistët, artdashësit e fëmijët dhe një destinacion i ri për turistët”, shkroi Rama në rrjetet sociale./ata