Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut lançoi disa raketa lundruese drejt Detit të Verdhë.
Agjencia Yonhap citoi një deklaratë të shefit të Shtabit të Ushtrisë së Koresë së Jugut, ku thuhet se Pheniani testoi raketën e tij herët në mëngjes.
“Teksa forcojmë monitorimin dhe vigjilencën tonë, ushtria jonë ka qenë në koordinim të ngushtë me SHBA-në për të monitoruar shenjat shtesë të provokimeve të Koresë së Veriut”, thuhet në deklaratë.
Javën e kaluar, Koreja e Veriut njoftoi se ka testuar një sistem armësh bërthamore nënujore në përgjigje të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të kryera nga SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia.
Më parë, Pheniani testoi gjithashtu një raketë balistike me rreze të mesme veprimi me lëndë djegëse të ngurtë që mbante një kokë hipersonike në Detin Lindor, që ishte lançimi i parë i raketës këtë vit./aa