Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Türkiye, ku do të takohet me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe do të marrë pjesë në takimin e 8-të të nivelit të lartë të Këshillit për Bashkëpunim Turko-Iranian.

Avioni me delegacionin e presidentit Raisi mbërriti në aeroportin Esenboga në Ankara.

Delegacioni i lartë iranian u mirëprit nga bashkëkryetari i Komisionit të Përbashkët Ekonomik Turko-Iranian (KEK) dhe ministri i Rinisë dhe Sporteve të Türkiyes, Osman Aşkın Bak, zv/guvernatori i Ankarasë, Metin Selçuk, ministri iranian i Naftës, Javad Owji, ambasadori iranian në Ankara, Mohammad Hassan Habibollahzadeh dhe zyrtarë të tjerë.

Në bisedimet zyrtare mes presidentëve Erdoğan dhe Raisi pritet të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale si zhvillimet e fundit në Gaza, Irak, Siri, Kaukaz, Afganistan, si dhe lufta në Ukrainë./aa