Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, tha se administrata e Izraelit ka përgjegjësi të kalojë në veprim kundër dhunës që zbatojnë kolonët pro-ekstremistë.

Në një deklaratë nga X, kryeministri Schoof u shpreh se bisedoi mbi situatën humanitare në Gaza në një bisedë telefonike me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas.

Schoof bëri të ditur se me Abbas diskutuan nevojën për armëpushim në Gaza dhe situatën në Bregun Perëndimor.

Duke theksuar rëndësinë e parandalimit të përshkallëzimit të mëtejshëm të tensionit në rajon, Schoof tha se "Izraeli ka përgjegjësi të kalojë në veprim kundër dhunës së kryer nga kolonët pro-ekstremistë".

Ndër të tjera Schoof theksoi se situata humanitare në Gaza duhet të përmirësohet dhe se Holanda mbështet zgjidhjen me dy shtete./aa