"Steadfast Defender 2024", stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë filloi të mërkurën me nisjen e anijes së marinës amerikane USS Gunston Hall nga Baza e Marinës Amerikane në Norfolk, Virginia, sipas aleancës.
“Planifikuar gjatë disa viteve, Steadfast Defender 24 do të nxjerrë në pah aftësinë e NATO-s për të dislokuar forca me shpejtësi nga Amerika e Veriut dhe pjesë të tjera të Aleancës për të përforcuar mbrojtjen e Evropës”, thuhet në deklaratë.
Stërvitja do të zhvillohet në shumë lokacione dhe do të zgjasë deri më 31 maj.
Rreth 90.000 trupa nga 31 vende aleate të NATO-s dhe Suedia janë planifikuar të marrin pjesë në stërvitje./aa