Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip ErdoÄŸan, ka deklaruar se stërvitja e vazhdueshme e ushtrisë turke Efes-2024 nuk shënjestron asnjë vend, por bazohet në ruajtjen e paqes.

“Asnjë vend nuk është në shënjestër brenda fushës së stërvitjes Efes-2024, por është një stërvitje e bazuar në ruajtjen e paqes”, tha presidenti ErdoÄŸan në një fjalim drejtuar ushtrisë gjatë stërvitjes në provincën perëndimore Izmir.

“Ne kemi mundësinë të përdorim sistemet e reja vendase që kanë hyrë në inventar në stërvitjen Efes-2024”, shtoi ErdoÄŸan, duke theksuar se 33 sisteme të reja do të testohen për herë të parë.

Presidenti turk gjithashtu theksoi industrinë e mbrojtjes në rritje të Türkiyes.

“Vitin e kaluar, ne arritëm 5.5 miliardë dollarë në eksportet e mbrojtjes me 230 lloje produktesh të dërguara në 185 vende dhe ne nënshkruam kontrata të reja me vlerë 10.24 miliardë dollarë”, tha ai.

ErdoÄŸan gjithashtu theksoi se Türkiye po zhvillon një diplomaci intensive.

“Ne kemi ndërmarrë shumë hapa të rëndësishme (në diplomaci) për të rritur numrin e miqve tanë. Shpresojmë se do të vazhdojmë në këtë rrugë me nisma të reja”, shtoi ai.

Më tej, ErdoÄŸan foli edhe për praninë e grupit terrorist PKK në veri të Sirisë dhe Irak.

“Türkiye nuk do të lejojë kurrë organizatën separatiste (PKK) të krijojë një shtet terrorist në veri të Sirisë dhe Irak, menjëherë matanë kufijve të saj jugor”, tha ai.

Siç theksoi ai, Ankaraja “monitoron nga afër” veprimet agresive të PKK-së kundër integritetit territorial të Türkiyes dhe Sirisë nën preteksin e një referendumi.

Presidenti turk foli edhe për agresionin e vazhdueshëm të Izraelit në Gaza, duke kritikuar qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu për sulmin ndaj kampit të refugjatëve të dielën e kaluar në qytetin Rafah, ku u vranë të paktën 45 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

“Ishte fundi i njerëzimit, nuk ka asnjë justifikim për një brutalitet të tillë”, tha ErdoÄŸan në lidhje me sulmin izraelit./aa