Departamenti amerikan i shtetit njoftoi se po punojnë me Ukrainën për të "zbuluar të vërtetat lidhur me rrëzimin e avionit rus" i cili u godit me raketë në rajonin Belgorod të Rusisë dhe në të cilin ndodheshin 74, persona përfshirë 65 pengje ukrainas.
Zëvendëszëdhënësi i Departamenti amerikan të Shtetit, Vedant Patel, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference ditore për shtyp.
Duke iu referuar thirrjes së bërë nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, për kryerjen e një hetimi ndërkombëtar për "aksidentin", Patel tha se "Vazhdojmë të punojmë ngushtë me homologët tanë në Ukrainë për të zbuluar të vërtetat".
"OKB-ja nuk është në pozicionin që mund të konfirmojë raportet lidhur me rrëzimin e avionit rus"
Zëvendëssekretarja e përgjithshme e OKB-së përgjegjëse për çështjet politike dhe ndërtimin e paqes, Rosemary DiCarlo, në një deklaratë tha se OKB-ja "nuk është në pozicionin" që mund të konfirmojë raportet e Ukrainës dhe Rusisë lidhur me rrëzimin e avionit rus.
"Me aq sa kam kuptuar, edhe Rusia, edhe Ukraina zhvillojnë hetime të ndara lidhur me ngjarjen", tha DiCarlo.
Goditja e avionit rus
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se avioni rus me 74 persona në bord, përfshirë 65 pengje ukrainas, u godit me raketë nga Ukraina.
Në avion ndodheshin 6 persona të ekuipazhit, 65 ushtarë ukrainas për shkëmbimin e pengjeve dhe një personel rus prej 3 personash që shoqëronin ato, rikujtohet në njoftim, në të cilën u theksua se të gjithë pjesëtarët e ekuipazhit dhe udhëtarët humbën jetën./aa