Forcat izraelite kanë vrarë 5 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë natës.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë thuhet se një tjetër palestinez ka mbetur i vrarë si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë pranë qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor.

Në deklaratë thuhet se numri i palestinezëve të vrarë nga mbrëmë është rritur në 5. Në deklaratën e mëparshme, Ministria njoftoi se 4 palestinezë, përfshirë një fëmijë, u vranë nga ushtarët izraelitë në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Sipas informacioneve nga dëshmitarët okularë, forcat izraelite kanë bastisur edhe vendbanimin Silvad në lindje të Ramallahut.

Derisa shpërthyen përleshjet midis palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë që iu përgjigjën bastisjes, ushtarët izraelitë ndërhynë kundër palestinezëve me plumba të vërtetë, plumba metalikë të veshur me plastikë, bomba zanore dhe gaz helmues.

Që nga 7 tetori 2023, të paktën 378 palestinezë janë vrarë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor dhe Kudsin e pushtuar./aa