Në tremujorin e katërt 2023, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në dhjetor 2023 rezulton 867.765 mjete.

Sipas INSTAT-it, në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “autoveturat” me 80.6 %, “automjetet për transport të përzier” zënë 6.2 % dhe “motorët” 5.5 %.

Në tremujorin e katërt 2023, numri më i lartë i mjeteve rrugore është regjistruar në qarkun e Tiranës, duke zënë 34.7 % të mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend, pasuar nga qarku i Durrësit me 13.4 % të mjeteve rrugore gjithsej.

Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore janë qarku i Gjirokastrës me 2.2 % dhe qarku i Kukësit me 2.3 % të mjeteve rrugore gjithsej.

Marka “Mercedez Benz” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore me 18 %, e ndjekur nga marka “Volkswagen” me 15.8 % dhe “Daimler Chrysler” 8.8 %.

Gjatë tremujorit të katërt 2023, janë regjistruar për herë të parë 21 900 mjete rrugore. Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit të regjistruar për herë të pare, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “autoveturat” (84.6 %) dhe “motor” zënë (5.4 %)./ata