Kryeministri Edi Rama, në interpelancën e kërkuar nga Partia Demokratike për transportin e mbetjeve nga porti i Durrësit, solli në vëmendje disa fakte historike të cilat sipas tij tregojnë se “ngarkesa të deklaruara si të tilla janë pranuar rregullisht nga vendet tranzit dhe nga vendet e destinacionit fundor”.

“Më konkretisht është e dokumentuar e zeza në të bardhë se 360 njësi kontenierike të tilla janë pranuar nga autoritet doganore të vendeve aziatike në 10 muajt e fundit”, tha Rama në Kuvend.

Ndërkohë, sipas tij, “në 5 vitet e fundit ngarkesa të tilla janë pranuar edhe nga vende të BE-së si Spanja, Franca, Belgjika, apo nga vende si Izraeli dhe Turqia”.

“Vlen të theksohet se njëra prej kompanive, aktualisht pjesë e këtij rasti që po hetohet në bashkëpunim me Agjencinë Europiane kundër Marshtrimit (OLAF) ka eksportuar ngarkesa të tilla drejt Spanjës dhe Turqisë”, shtoi Rama.

Në çdo rast,ai nënvizoi se konventat ndërkombëtare parashikojnë qartësisht se deklarimi i ngarkesës si mall i rrezikshëm apo mbetje e rrezikshme është detyrim i eksportuesit apo i importuesit, çka duhet të evidentohet përmes dokumentacionit shoqërues të mallit nga prodhuesi me analizat dhe autorizimet bashkëlidhur.

“Edhe në rast se eksportuesit kanë kryer ndonjë mashtrim, nuk janë politikanët dhe aq më pak telllallët e penxhereve dhe tenxhereve të çorbës politike të Tiranës që mund të ndajnë zbatimin e ligjit nga shkelja e tij, por janë organet hetimore ligjzbatuese, të cilat si gjithnjë ne i mbpshtesim pa kushte, sepse për ne janë institucione të drejtësisë dhe me të cilat bashkëpunojmënë çdo rats pa kushte. Nuk janë sipas oreksit institucione të drejtësisë apo organizata kriminale në të njëjtën kohë”, tha Rama.

Kryeministri theskoi se është tërësisht absurd pretendimi që përgjegjësitë e qarta që ligji dhe Konventa Ndërkombëtare ia ngarkojnë subbjekteve prodhuese, përpunuese dhe eksportuese të thashethemohet ligësisht si prëgjegjë  administrative e institucioneve publike”.

Mbetjet e rrezikshme sipas ligjit 10463/2011 për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve trajtohen nëpërmjet procesit të rikuperimit, të riciklimit, të asgjësimit sipas metodave ligjore të përcaktuara. Konkretisht trajtimi i mbetjeve të rrezikshme sipas lejes mjedisore kryhet në vendndodhje nëpërmjet operacioneve të rikuperimit ose ato grumbullohen, transportohen dhe asgjësohen në mënyrë përfundimtare nga subjekte të licencuara./ata